×
  • Sport
  • Sport

    GOL SPEKTAKOLAR: Kazakistani i shënon Shqipërisë nga mesi i fushës, Berisha në gjumë

    Reporteri
    15 Nëntor 2020 | 18:33

    Shqipëria është duke fituar me rezultat 2-1 në ndeshjen kundër Kazakistanit


    Golat erdhën në një interval të shkurtër kohor, por më i bukuri u shënua nga mysafirët, shkruan Reporteri.net

    Cikalleshi shënoi në minutën e 15-të për 1-0, derisa në minutën e 23-të Ismajli dyfishoi epërsinë.

    Derisa Shqipëria po festonte golin e dytë, me të nisur topi nga mesi i fushës Kazakistani ngushtoi epërsinë.

    Aymbetov shënoi gol spektakolar nga mesi i fushës duke e zënë në gjumë Etrit Berishën.

    Në videon e mëposhtme mund ta shihni golin spektakolar të Abiken. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!