×
  • Sport
  • Sport

    Gola e spektakël në Anfield: Liverpooli triumfon ndaj Chelseat dhe feston titullin e Premier Ligës

    Reporteri
    22 Korrik 2020 | 23:09

    Liverpooli e ka mposhtur Chelsean me rezultat 5-3 në kuadër të javës së 37-të në Premier Ligë


    Në Anfield u zhvillua një ndeshje shumë interesante me gola të bukur e raste të shumta shënimi, shkruan Reporteri.net

    ‘Të Kuqtë’ fituan 5-3 ndaj Chelseat që akoma po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve.

    Keita, Arnold, Wijnaldum, Firmino dhe Chamberlain shënuan golat për Liverpoolin në këtë takim, ndërsa për londinezët realizuan Giroud, Abraham dhe Pulisic.

    Liverpooli pas ndeshjes tani do ta nis edhe festën e titullit që e ka fituar pas 30 vitesh.

    Me këtë fitore Liverpooli prinë në tabelë tashmë ka 96 pikë pas 37 xhirove, derisa Chelsea grumbullon 63 pikë dhe është në vendin e katërt.

    Në xhiron e ardhshme që është edhe e fundit Liverpooli udhëton te Newcastle, kurse Chelsea e pret në shtëpi Wolvesin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!