Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të falënderuar tifozët e Arsenalit, pasi votuan golin e tij ndaj Manchester Unitedit si më të mirin e sezonit 2021/22.
Xhaka arriti të fitojë çmimin ‘goli më i mirë i sezonit’ te Arsenalit, pas goli ndaj Djajve të Kuq në Ligën Premier u votua më së shumti nga tifozët.
Goli i yllit shqiptar u votua si i pari nga tifozët me plot 31 për qind të votave, pasi goli i tij nga më larg se 25 metra u pëlqeu më së shumti.
Pas tij erdhën Alexandre Lacazette i dyti me golin ndaj Southampton me 21 për qind të votave dhe i treti Gabriel Martinelli me golin ndaj Newcastle.
📐 From 𝗲𝘃𝗲𝗿𝘆 angle…
Your 2021/22 Arsenal Goal of the Season WINNER… 🚀 pic.twitter.com/vOYm7QC62H
— Arsenal (@Arsenal) June 16, 2022
Ky vlerësim i madh nga tifozët ka bërë që Xhaka të reagojë në profilin e tij privat, duke i falënderuar me anë të një postimi.
“Faleminderit që votuan golin tim si golin më të mirë të sezonit të Arsenali. Do të thotë shumë për mua”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij privat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.