×
  • Sport
  • Sport

    Gramoz Vokrri: 4 vite më parë u mundësua realizimi i ëndërrave të fëmijëve tanë

    Reporteri
    03 Maj 2020 | 12:39

    Kosova sot shënon katër vjetorin e pranimit në shtëpinë evropiane të futbollit, UEFA.


    Më 3 maj të vitit 2016, 28 vende anëtare të UEFA-s kishin votuar për anëtarësimin e FFK-së.Kosova është anëtarja e 55-të e shtëpisë evropiane të futbollit.

    Gramoz Vokrri, djali i legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, ka uruar të gjithë futbolldashësit përmes një postimi në Facebook, përcjell GazetaBlic.Ky është urimi i Gramozit në rrjetin social “Facebook”:

    “Të nderuar futbolldashës,4 vite më parë, futbolli europian u njoftua zyrtarisht me Kosovën. UEFA u pasurua me një anëtar të ri, plot energji, talent, vullnet dhe entuziazëm. 4 vite më parë, u hapen dyert e ndërkombëtarizimit dhe në të njëjtën kohë, dyert e zhvillimit për futbollin tonë.

    “4 vite më parë, u mundësua realizimi i ëndrrave për të gjithë fëmijët tanë me shpresën që në të ardhmën do të shohim ende më shumë « Amira », « Edona », « Milota », « Vedata », « Valona »…

    “Futbolli është më shumë se një lojë, prandaj duhët të jemi falenderues dhe mirënjohës për çdo lojtar, trajner, donator, refer, punëtor sportiv, dëshmor, punëtor medial, që ndër vite dhe gjenerata, në një moment apo tjetrin, kontribuan, në Kosovë si në Diasporë, drejt realizimit të këtij qëllimi.

    Urime të gjithëve. Me respekt dhe fair play”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!