Bota po vuan nga pandemia COVID-19 dhe aktivitetet sportive tashmë janë ndaluar të gjitha
Tifozëve po u mungon futbolli, ashtu si i mungon edhe vetë protagonistëve të kësaj lojë të bukur, shkruan Reporteri.net
Granit Xhaka së fundi ka deklaraur se ka bërë një stërvitje të çmendur vetëm për ta lodhur veten. Ai shpreson që kjo gjendje të kalojë sa më shpejt dhe gjithçka t’i kthehet normalitetit.
“Përshëndetje djema, shpresoj se do të keni një fundjavë të shkëlqyer të Pashkëve, sipas këtyre rrethanave! Askush nuk mund ta imagjinojë që nuk do të ishte e mundur që të gjithë ne të mos vizitojmë familjen dhe miqtë tanë në një fundjavë si kjo. Por ne e bëjmë më të mirën,” ka thënë Xhaka.
“Në mënyrë që të qëndroja i aftë dhe të mendoj mirë, bëra një stërvitje të çmendur dhe e lodha vetveten. E, ju çfarë po bëni për të shpërqendruar veten? Kujdesuni, qëndroni të shëndetshëm dhe qëndroni në shtëpi,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.