×
  • Sport
  • Sport

    Granit Xhaka mund të transferohet tek gjiganti spanjoll

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 18:13

    Atletico Madrid po konsideron Granit Xhakën si një zëvendësim të mundshëm të Rodri, me këtë të fundit që po kërkohet nga Manchester City.


    Mesfushori Rodri është rrugës për t’u transferuar te kampionët e Premierligës.

    ‘Mundo Deportivo’ shkruan se alternativa e parë e Atletico Madrid për të zëvendësuar Rodrin, mund të jetë Granit Xhaka.Transferimi i Xhakës do t’i kushtonte Atletico Madridit afër 50 milionë euro.

    Mesfushori nga Kosova është pjesë e Arsenalit që nga viti 2016, kur ishte transferuar nga Borussia Monchengladbach.

    Vlen të ceket se Xhaka së fundi ka qëndruar në Kosovë, ku mori pjesë edhe në një ndeshje humanitare me Milot Rashicën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!