Granit Xhaka duket se do të largohet nga Arsenali dhe mesfushori raportohet se është afër një transferimi te Roma, sipas La Gazzetta dello Sport.
Futbollisti me prejardhje kosovare po mendon vetëm për Romën dhe do të synojë me çdo kusht kalimin në kryeqytetin italian.
Gazeta raporton se mesfushori zviceran po i kërkon Arsenalit që ta lejojë atë të largohet këtë verë dhe të lidhet me Jose Mourinhon.
Arsenali po kërkon 20 milionë euro, ndërsa skuadra e Serie A ka ofruar vetëm 15 milionë.
Xhaka erdhi në Arsenal në vitin 2016 nga Borussia Monchengladbach dhe u bë një nga lojtarët kyç të “Topçinjve”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.