Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka është infektuar me COVID-19.
Lojtari nuk është grumbulluar fare nga Arsenali për ndeshjen e sotme të FA Cup ndaj Nottingham Forest.
Para ndeshjes, Arsenali konfirmoi se dy raste pozitive janë gjetur në kampin e tyre. Mes lojtarëve që kanë rezultuar pozitiv është edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka.
“Granit Xhaka dhe Folarin Balogun humbasin ndeshjen e sotme pasi rezultuan pozitivë për Covid, ndërsa Emile Smith Rowe dhe Takehiro Tomiyasu mungojnë për shkak të lëndimeve”, thuhet në njoftimin e Topçinjve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.