Arsenali ua ka tërhequr vërejtjen katër lojtarëve Granit Xhakës, David Luizit, Alexandre Lazette dhe Nicolas Pepe – pasi që këta katër i kanë thyer rregullat e vetëizolimit.
Topçinjtë kanë konfirmuar për Sky Sports se i kanë kontaktuar lojtarët, pasi dolën fotografi në rrjete sociale ku dëshmohej se ata i kanë thyer rregullat e vetëizolimit të përcaktuara nga qeveria britanike shkaku i virusit Covid-19.
Sipas mediumit anglez Pepe ishte incizuar duke luajtur futboll me disa shokë në Londër, Xhaka dhe Luiz u takuan në një park në Southgate dhe Lacazette u fotografua duke folur me një pastrues veturash para shtëpisë së tij.
Problem të ngjashëm me futbollistë ka pasur edhe Tottenhami, pasi që futbollistët Serge Aurier dhe Moussa Sissoko kishin publikuar video në Instagram duke u stërvitur së bashku, përderisa më vonë ishin detyruar të kërkojnë falje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.