×
  • Sport
  • Sport

    Gratë shofere nga i gjithë rajoni garojnë mes vete në Ferizaj

    Reporteri
    23 Qershor 2019 | 13:54

    Në kuadër të Kampionatit të organizuar nga FASK, në Ferizaj sot është duke u mbajtur gara e dytë, disiplina “Auto Slalom” konkurrenca e grave.


    “Auto Slalom” për gra është një ngjarje, në të cilën pjesëmarrës janë garuese të ndryshme nga vendi dhe rajoni.

    Kjo garë ka për qëllim vërtetimin e vlerave të gruas së fuqishme dhe të pavarur, për t’i rrëzuar paragjykimet dhe stereotipat karshi gruas në timon.

    Në hapjen e garës mori pjesë edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga, njofton Klan Kosova.

    Ajo tha se me këtë garë do të tregojnë se edhe gatë janë të zonja, sipas saj këtë e dëshmoi edhe Majlinda Kelmendi, dje.

    Pas garës do të shpallen edhe fitueset për vendin e parë, të dytë dhe të tretë.

    Kjo gare ishte planifikuar të mbahet në Prishtinë, por nuk kanë marrë leje nga Komuna, andaj nga komuna e Ferizajt thanë se gjithmonë do të mirëpresin gara të mirëfillta si kjo.

    Këtu iu nda edhe një mirënjohje ish-presidentes Atifete Jahjaga.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!