Antoine Griezmann i ka dhënë fund marrëveshjes me kompaninë e njohur ‘Huawei’ pasi këta të fundit po diskriminojnë komunitetin mysliman në Kinë që njihen si ujgurë
Pas Mesut Ozil tani një yll tjetër ka dalur haptazi kundër diskriminimeve që po iu bëhën ujgurëve në Kinë, shkruan Reporteri.net
Antoine Griezmann ka shkëputur kontratën me kompaninë kineze ‘Huawei’ dhe këtë e ka bërë të ditur vetë futbollisti në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
“Pas dyshimeve të forta se kompania Huaëei ka kontribuar në zhvillimin e një ‘alarmi Uighur’ falë softuerit të njohjes së fytyrës, unë ju njoftojë për ndërprerjen e menjëhershme të partneritetit tim me kompaninë”, ka shkruar Griezmann.
Ndryshe, Kina është përballur me një mal kritikiash shkaku i trajtimit që ia kanë bërë ujgurëve. Në Kinë janë arrestuar rreth 1 milion ujgurë në provincën Xinjiang. /Reporteri.net/