×
  • Sport
  • Sport

    Griezmann: Mbappe do arrijë në nivelin e Messit dhe Ronaldos

    Reporteri
    17 Shkurt 2021 | 8:15

    Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann ka lavdëruar bashkëkombësin Kylian Mbappe.


    Francezi dje shkëlqeu me het-trik në fitoren e thellë ndaj Barcelonës (1-4).

    Pas ndeshjes, Griezmann tha se PSG ka një yll në skuadër dhe që Mbappe do arrijë në nivelin e dyshes më të mirë në histori, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

    “Jam i lumtur për të. Është kritikuar shumë, por kështu ndodh kur je dikush për një kohë të shkurtër”.

    “Sapo të luan pak dobët, ne e kritikojmë. Është e lehtë. Por, besoj që PSG ka një yll në skuadër, një që do jetë në nivelin e Leo dhe Cristiano. Ai vërtetë zhvilloi një ndeshje të mirë”, u shpreh Griezmann.

    Me fitoren e djeshme, Barcelona është me një këmbë në rrethin tjetër, ngase ndeshja kthyese zhvillohet në “Parkun e Princave”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!