Nazmi Gripshi u transferua me shumë bujë nga Skënderbeu i Korçës te Ballkani dhe ai menjëherë është adaptuar me futbollin kosovar
Në dy xhirot e para Gripshi ishte startues i padiskutueshëm te Ballkani dhe normalisht dhuroi show, ashtu siç kishte bërë në Shqipëri me Skënderbeun, shkruan Reporteri.net
Ballkani e mposhti dje Feronikelin 3-2, në një ndeshje ku Mirlind Daku shënoi hat-trik, por në këtë takim nuk mungoi klasi i Gripshit.
10-shi i Ballkanit po del të jetë një ‘Xhebrail’ i vërtetë i mbrojtësve kundërshtarë. Nëse nuk e besoni, atëherë duhet t’i pyetni mbrojtësit e Feronikelit të cilët vuajtën përball tij në ndeshjen e djeshme.
Durrësaku kompletoi shumë driblime kundër Feronikelit, derisa mënyra e vetme për ta ndalur atë ishte kur bënin faull në të.
Në vetëm dy xhiro 23-vjeçari po tregon potencialin e tij, derisa mëkati më i madh është që tifozët nuk janë prezent në tribuna për t’i duartrokitur veprimet e tij.
Sigurisht, Superliga e Kosovës është pasuruar me një talent të madh si Gripshi, por nëse ai vazhdon me këtë ritëm, atëherë vështirë se do ta shohim për një kohë të gjatë në vendin tonë, pasi ofertat nga jashtë nuk do të mungojnë për ish-yllin e Skënderbeut. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.