×
  • Sport
  • Sport

    Gripshi show nga Shqipëria në Kosovë – Driblime, pasime e shumë spektakël në fushë nga ylli më i ri i Ballkanit

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 12:52

    Nazmi Gripshi u transferua me shumë bujë nga Skënderbeu i Korçës te Ballkani dhe ai menjëherë është adaptuar me futbollin kosovar


    Në dy xhirot e para Gripshi ishte startues i padiskutueshëm te Ballkani dhe normalisht dhuroi show, ashtu siç kishte bërë në Shqipëri me Skënderbeun, shkruan Reporteri.net

    Ballkani e mposhti dje Feronikelin 3-2, në një ndeshje ku Mirlind Daku shënoi hat-trik, por në këtë takim nuk mungoi klasi i Gripshit.

    Nazmi Gripshi gjatë ndeshjes me Besën e Pejës (Foto: FC Ballkani)

    10-shi i Ballkanit po del të jetë një ‘Xhebrail’ i vërtetë i mbrojtësve kundërshtarë. Nëse nuk e besoni, atëherë duhet t’i pyetni mbrojtësit e Feronikelit të cilët vuajtën përball tij në ndeshjen e djeshme.

    Nazmi Gripshi gjatë ndeshjes me Feronikelin (Foto: FC Ballkani)

    Durrësaku kompletoi shumë driblime kundër Feronikelit, derisa mënyra e vetme për ta ndalur atë ishte kur bënin faull në të.

    Në vetëm dy xhiro 23-vjeçari po tregon potencialin e tij, derisa mëkati më i madh është që tifozët nuk janë prezent në tribuna për t’i duartrokitur veprimet e tij.

    Sigurisht, Superliga e Kosovës është pasuruar me një talent të madh si Gripshi, por nëse ai vazhdon me këtë ritëm, atëherë vështirë se do ta shohim për një kohë të gjatë në vendin tonë, pasi ofertat nga jashtë nuk do të mungojnë për ish-yllin e Skënderbeut. /Reporteri.net/

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!