Kjo është ditëlindja e parë që Gianna mungon.
Vanessa Bryant, bashkëshortja e Kobe Bryant ka shkruar një urim prekës drejtuar vajzës që e humbi jetën bashkë me babain në aksidentin ajror.
Përveç urimit Vanessa u lutet të gjithëve të vendosin në dorë byzylykun e kuq, atë që Gianna mbante në dorë gjithmonë.
Njerëzit i kanë porositur, i kanë vendosur dhe fotot ia nisën Vanessa-s. Të gjitha paratë do shkojnë për fondacionin e Kobe-t.
“Gëzuar ditëlindjen për vajzën time të ëmbël Gianna. Mami të do më shumë seç mund ta tregojë. Ti je pjesë e shpirtit tim dhe do jesh gjithmonë. Më mungon çdo ditë. Do doja të të gjeja pranë meje kur zgjohem. Më mungon buzëqeshja jote, gjithçka e jotja. Të dua shumë”, shkruan Vanessa përkrah fotos së Gianna-s që dikur ishte plot jetë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.