×
  • Sport
  • Sport

    Grushta dhe sherr në pushime, kapiteni i Manchester Unitedit arrestohet në Greqi

    Reporteri
    21 Gusht 2020 | 12:10

    Harry Maguire është arrestuar në ishullin grek, në Mykonos në orët e para të mëngjesit të sotëm


    Maguire u përfshi në një përleshje fizike me disa turistë tjerë anglezë dhe më pas ka përfunduar në polici, shkruan Reporteri.net

    Klubi i tij, Manchester United, ka dalur me një deklaratë zyrtare pas këtyre ngjarjeve.

    “Klubi është i vetëdijshëm për një incident të dyshuar që kishte përfshirë Harry Maguire në Mykonos mbrëmë.

    Kontakti me Harryn është bërë dhe ai është duke bashkëpunuar plotësisht me autoritetet greke.

    Në këtë kohe, ne nuk do të bëjmë asnjë koment më tepër,” thuhet në deklaratën e klubit të madh anglez. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!