Pep Guardiola pritet që të rinovojë kontratën me Manchester Cityn, teksa raportohet se një marrëveshje është afër finalizimit.
Sipas “Sport”, trajneri spanjoll do të jetë edhe për disa sezone pjesë e kampionëve në fuqi të Anglisë.
Bazuar në raportimin e mediumit spanjoll, Guardiola do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri në vitin 2025.
Kontrata aktuale e tij me “Qytetarët” skadon më 30 qershor 2023. Pra, pas përfundimit të këtij sezoni.
Që nga viti 2018, Manchester City ka dalë fitues në katër nga pesë sezonet e fundit të Premierligës.
Sigurimi i së ardhmes së tij është sinonim i suksesit për klubin nga “Etihad” dhe nëse ai mund të regjistrojë sërish suksese në tre sezonet e ardhshme potenciale, atëherë 51-vjeçari do të shënonte një nga periudhat më të suksesshme në historinë e futbollit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.