Pep Guardiola e ka krahasuar Erling Haalandin me Lionel Messin.
Të dielën, Manchester City shënoi fitore 2:0 ndaj West Ham Unitedit në ndeshjen e parë për sezonin 2022/23 në Premierligë.
Dhe, të dy golat e fitores u shënuan nga Haaland. Megjithatë, në një intervistë pas ndeshjes, norvegjezi shprehu zhgënjimin që nuk mundi të bënte një het-trik.
“Është mirë, kjo më pëlqen”, tha Guardiola.
“Jam me fat që kam qenë trajner i Messit. Kur shënonte dy, donte të shënonte tre, kur shënonte tre, donte të shënonte katër. Golashënuesit e nivelit të lartë nuk janë kurrë të kënaqur, ata janë gjithmonë të etur për gola dhe duan më shumë”, shtoi trajneri spanjoll.
“Unë e di se si Haaland e trajtoi vërshimin e kritikave këtë javë. Ai ishte shumë i qetë, i stërvitur mirë. Kur e pashë të merrte topin për të shkuar dhe për të goditur një penallti, thashë: ‘Kjo më pëlqen’”, vazhdoi trajneri i Manchester Cityt.
“Ai është shumë i orientuar drejt qëllimit. Unë mendoj se nëse dikush tjetër do ta kishte marrë topin, Haaland do ta kishte goditur atë person në fytyrë, edhe pse ata janë shokë skuadre. Dhe kjo është një shenjë mjaft e mirë. Më pëlqen që ai ka shumë vetëbesim”, deklaroi Pep Guardiola.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.