Manchester City shihej si skuadra favorite për të nënshkruar me Leo Messin në këtë merkato
Por, në momentet e fundit ‘Pleshti’ vendosi të qëndronte te Barcelona, pavarësisht se një herë kishte dërguar kërkesën për largim, shkruan Reporteri.net
Manchester City pritej të ishte klubi i ardhshëm i Messit, aty ku do të bashkohej me Guardiolan, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Guardiola ka thënë se nuk ka nevojë që të shpjegojë ndonjë gjë rreth këtij transferimi të dështuar pasi vetë Messi ka treguar të gjitha.
“Nuk më duhet të shpjegoj asgjë. Leo e ka shpjeguar mjaft mirë dhe nuk mendoj se kam çka të shtoj,” ka thënë Guardiola.
“Ne nuk kemi asgjë më tepër për të shtuar. Ai është futbollist i Barcelonës, klubit që unë e dua,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.