Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është shprehur i kënaqur me fitoren e ngushtë ndaj Burnley 1-0, që bëri ekipi i tij ta rrëmbejë kreun e Premierligës.
Guardiola pas fitores së tre pikëve të reja ka deklaruar se titulli është në dorën e tyre.
“Është një fitore shumë e rëndësishme. I kontrolluam mirë sulmuesit e tyre, fusha ishte shumë e thatë dhe e vështirë për të qarkulluar topin, por rëndësi kanë tre pikët. Jam shumë i lumtur me fitoren dhe tani kemi një javë kohë për të përgatitur ndeshjen me Leicester”, tha Guardiola.
Ai ka shtuar se për t’u shpallur kampion ekipi i tij duhet të fitoi dy ndeshjet e mbetura.
“92 pikë të grumbulluara janë të pabesueshme. Titulli është në dorën tonë, duhet të fitojmë dy ndeshjet e fundit”, ka deklaruar Pep.
Pas 36 ndeshjeve, City renditet i pari me 92 pikë, një më shumë se Liverpooli që po pret gabimin eventual të citizens për t’ia rrëmbyer titullin.
Shpresat po i mbajnë që Leicester do t’i ndalë javën tjetër, por duke ditur se luan si mysafirë ndaj Cityt do jetë tejet e vështirë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.