Pep Guardiola ngriti alarmin për shkak të rasteve të shtuara në Angli me COVID-19. Trajneri i Manchester City-t iu referua rrezikut që vjen për Premier League-n nga grumbullimi i futbollistëve me përfaqësueset respektive në muajin mars.
Apeli i Guardiolës mund të shtrihet edhe në pjesën tjetër të Europës.
Pep foli në prag të ndeshjes së Citizens (të parët në renditje) kundër Evertonin, sfidë e cila duhej të ishte zhvilluar që me 28 dhjetor por që u shty vetëm katër orë para nisjes për shkak të infektimit me Koronavirus të disa lojtarëve të City-t.
Guardiola nënvizoi se garat ndërkombëtare muajin e ardhshëm, falë përhapjes së varianteve të reja të virusit, mund të përbëjnë një rrezik serioz. Kualifikikueset e Botërorit do të zhvillohen në Amerikën e Jugut, Azi, Amerikën Veriore dhe Qendrore dhe Europë, ndërsa në Afrikë do të luhen ndeshjet e fundit të fazës kualifikuese të Kupës së Kombeve.
“Premier League duhet të shqetësohet. Mënyra e vetme për të mbrojtur veten nga ky virus është të qëndrojnë në shtëpi, duke ruajtur distancën. Asnjë kontakt, asnjë udhëtim, asnjë lëvizje. Lojtarët do të shkojnë me përfaqësueset e tyre dhe është e vështirë bëhen kontrollohet. Kështu që, për fat të keq, diçka do të dalë. Do të doja të thosha se nuk do të ndodhë, por përvoja na sugjeron se do të ndodhin dy apo tri valë të përhapjes së virusit. Nëse lëviz, rrezikon të infektohesh.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.