Ndonëse e shënoi ndeshjen e 500-të në krye të Manchester Cityt me fitore të shumëpritur, Pep Guardiola ka insistuar se ekipi i tij nuk ka gjsaa ta fitoi titullin e pestë rresht në Premier League.
City i dha fund serisë prej pesë ndeshjeve pa fitore duke mposhtur Leicester Cityn të dielën me rezultatin 2:0. Ishte vetëm fitorja e dytë e skuadrës nga Manchesteri në 14 ndeshjet e fundit. City po e kalon momentin më të keq prej se Guardiola është trajner.
“Jemi shumë larg që ta fitojmë Premier Leaguen. E pranojmë që tashmë nuk ka asnjë shans për këtë, por kemi gjëra të tjera për të cilat duhet të luftojmë”, ka thënë Guardiola.
Fitimi i ndeshjeve është beteja kryesore e Cityt këto ditë.
“Nuk ishte paraqitje ideale, por shpresojmë që fitoret do të kenë ndikim. Shpresojmë që në vitin tjetër të kalojmë momentin e keq”, ka thënë Guardiola, që pas shumë kohësh është parë i buzëqeshur.
Ai u ka duartrokitur tifozëve pas ndeshjes. Në 500 ndeshjet e deritashme, Guardiola ka 362 fitore, ndërsa gjatë kësaj kohe ka fituar 18 trofe.
“Lojtarët më bënë dhuratë të mirë, duke festuar ndeshjen e 500-të në këtë mënyrë”, ka thënë trajneri spanjoll.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.