Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola beson se rivali Manchester United do të bëjë një hap përpara nën bashkëpronarin e ri Sir Jim Ratcliffe.
Pasaniku britanik ka blerë 27.7 për qind të klubit dhe kjo blerje është miratuar edhe nga Premier Liga, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Familja Glazer ende do të ketë shumicën e aksioneve, por Ratfliffe do të ketë kontrollin e anës sportive të klubit.
Ratcliffe ka thënë se e ka ndërmend transformimin e plotë të Unitedit dhe synon që të rrëzojë nga maja e futbollit rivalët Cityn dhe Liverpoolin.
City në veçanti ka qenë dominues në vitet e fundit dhe ka fituar ligën pesë herë në gjashtë vjetët e fundit.
“Nuk është se jam i shqetësuar. Jam fort i bindur se Sir Jim Ratcliffe do të bëjë një hap përpara me Unitedin”, ka thënë Guaridola në konferencën për media.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.