Pep Guardiola ka dhënë disa komente mbi situatën e Sergio Aguero.
Aguero ka pësuar një goditje të rëndë në ndeshjen që Manchester City e fitoi me rezultatin 5:0 kundër Burnley.
Ylli argjentinas u detyrua të linte fushën si pasojë e një lëndimi. Disa fjalë rreth situatës së lojtarit ka thënë edhe trajneri i ‘Citizens’, Guardiola, i cili frikësohet se sezoni mund të ketë përfunduar për Aguero.
“Nuk duket mirë. Ne do të shohim nesër saktësisht se çfarë ka ai, por nuk duket mirë për sezonin”, ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.
“Ai kishte probleme muajve të fundit me një problem në gju dhe tani ndjeu diçka dhe nuk dukej mirë. Doktori tha se kërkon kohë. Disa ndeshje mungesë me siguri, por ndoshta nesër testet do të tregojnë lajme të mira. Mbetet të shihet”, ka shtuar trajneri katalan.
Lojtari do të testohet për gjurin e tij. Mungesa e Aguero do të ishte mungesë e madhe për City në Ligën e Kampionëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.