Manchester City është eliminuar nga Lyoni në çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Skuadra franceze fitoi me rezultat 3-1 dhe kështu tani do të luajë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me Bayern Munichun, shkruan Reporteri.net
Pep Guardiola pas ndeshjes ka thënë se detajet e përcaktuan fituesin e kësaj ndeshje dhe se në Ligën e Kampionëve nuk duhet të bëhen gabime.
“Ne jemi jashtë. Unë kisha ndjenjën se ne ishim gati për të arritur diçka, por ne bëmë gabime. Detajet e bën diferencën,” ka thënë Guardiola.
“Në Champions ju nuk duhet të bëni gabime. Ne duhet të tentojmë përsëri. Futbolli ju jep shumë mundësi,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.