×
  • Sport
  • Sport

    Guardiola telefonoi Kloppin pasi Liverpooli fitoi Ligën e Kampionëve, gjermani zbulon se çka i tha ai

    Reporteri
    02 Qershor 2019 | 17:41

    Jurgen Klopp fitoi Ligën e Kampionëve për herë të parë në karrierën e tij si trajner.


    Tekniku gjerman dështoi ta bënte atë në dy rastet e mëparshme kur u mposht në finale, një herë me Dortmundin nga Bayern dhe njëherë tjetër me Liverpoolin nga Real Madrid.

    Për këtë sukses të tij e ka uruar edhe njëri nga rivalet e Permierligës, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

    “Më parë fola me Pep Guardiolën në telefon. Mjeku ynë i kokës [Lee Nobes] ka punuar për Manchester Cityn në fillim të vitit, por ai donte të fitonte Ligën e Kampionëve … jo, kjo është një shaka“, u tha Klopp gazetarëve.

    “Ne i kemi premtuar njëri-tjetrit se do të përballemi përsëri sezonin e ardhshëm. Ne do të luajmë për gjithçka dhe të shohim se çfarë marrim“.

    “Marrja e 97 pikëve në Premier League dhe fitimi i Ligës së Kampioneve është një rrugë e pabesueshme për të shkuar dhe ne e bëmë atë. Kjo është e pabesueshme“.

    “Tani kemi fituar diçka, ne do të vazhdojmë. Ne do të fitojmë gjëra. Kjo është e madhe. Unë jam me të vërtetë i lumtur“, ka përfunduar Klopp.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!