Pep Guardiola beson se Tottenham Hotspur është pretendentë i madh për titullin e Ligës Premier, edhe pse menaxheri i Manchester City mendon se kjo mund të jetë gara më e hapur për titull që nga ardhja e tij në Angli.
City pësoi një humbje 2-0 ndaj Tottenham të shtunën, një rezultat që i sheh ata të ulen në vendin e 11-të në tabelë, tetë pikë prapa liderëve të Spurs, por që kanë luajtur një ndeshje më pak.
Me vetëm 10 gola të shënuar në tetë ndeshje në kampionat, ky është rekordi më i keq që nga koha kur Guardiola ka filluar menaxhimin.
Guardiola ka thënë se ekipi i Jose Mourinhos meriton të konsiderohej kërcënim për titull këtë sezon në Angli.
“Ata janë në krye të ligës. Pra, padyshim që ata janë më shumë pretendentë se kushdo tjetër tani”, ka thënë fillimisht Guardiola në një konferencë shtypi.
“Sigurisht, ka shumë pikë për të luajtur, ne jemi tetë pikë mbrapa, kemi një ndeshje më pak, por ka shumë ekipe para nesh”.
“Ne duhet të fillojmë të fitojmë ndeshje, Ne duhet të përpiqemi të fitojmë lojëra, ne e dimë atë”.
“Për sa i përket lojës, mendoj se nuk jemi shumë larg, por ne luftojmë për të shënuar gola tani, dhe nuk ka të bëjë veçanërisht për një person ose për tjetrin. Ky është realiteti, 10 gola … nuk është mjaftueshëm mire”, përfundoi spanjolli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.