Pep Guardiola dje vazhdoi kontratën me Manchester City deri më 2023
Trajneri spanjoll sot gjatë intervistë ka përmendur disa nga arsyet pse vendoi të rinovonte me Qytetarët, shkruan Reporteri.net
Në mesin e arsyeve Guardiola ka përmendur se sa mirë është sjellur klubi me të dhe gjithë të tjerët gjatë kohës së karantinës.
“Unë jam shumë mirënjohës për mundësinë që të vazhdoj këtu. Manchester City më ka dhënë shumë gajtë viteve të fundit. Unë kam rinovuar për shumë arsye. Njëra prej tyre është për shkak të bisedave të mia me Khaldoon, skuadrën, klubin dhe si janë sjellë gjatë gjithë kësaj faze, për shembull gjatë karantinës.
“Nuk ka pasur asnjë pushim nga puna, të gjithë kanë mbajtur punën e tyre, madje kemi paguar edhe shpërblime për punëtorët. Kjo më ka treguar se sa i mirë është klubi në shumë aspekte. Kam vendosur të qëndroj më shumë vite këtu. Ne kemi akoma shumë për të bërë,” ka thënë Guardiola. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.