×
  • Sport
  • Sport

    Guardiola tregon pse Liverpooli e fitoi Premier Ligën këtë edicion dhe jo skuadra e tij

    Reporteri
    26 Qershor 2020 | 11:24

    Pep Guardiola ka treguar arsyet se pse Liverpooli u shpall kampion dhe jo skuadra e tij, Manchester City


    Sipas teknikut spanjoll, Liverpooli çdo ndeshje e ka luajtur si finale, ndërkaq kjo nuk ka ndodhur me Cityn, shkruan Reporteri.net

    “Liverpooli e luajti çdo ndeshje si të ishte finale për ta,” ka thënë Guardiola.

    Tutje Guardiola tha se skuadra e tij nuk e kishte pasionin e njëjtë si të Liverpoolit për të fituar titullin.

    “Ne fituam tetë trofe me radhë, çka nuk kishte ndodhur kurrë më parë në këtë vend. Mund të ndodhë që ta humbasësh një të tillë.

    “Ne humbëm sigurinë në qendër të mbrojtjes, sepse Vincent Kompany shkoi tek Anderlecht, ndërsa Aymeric Laporte u dëmtua. Pasi fituam ato tituj, mbase nuk kemi pasur të njëjtin pasion si Liverpool,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!