Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka zënë vendin e trajnerit më të mirë në botë në listën prej dhjetë më të mirëve, të publikuar nga “Coach Reputation Ranking”.
“Coach Reputation Ranking” e ka publikuar listën me top dhjetë trajnerët më të mirë në botë për sezonin 2018/19. Vitin e kaluar, Zinedine Zidane e kryesoi këtë listë, transmeton Gazeta Express.
Por, këtë vit, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është lideri i kësaj liste, me 82.8 pikë të grumbulluara nga gjithsej 100. Pas tij, ashtu si në Premierligë, radhitet Jurgen Kloppi me 80 pikë.
Zidane është në vendin e tretë, ndërsa trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, dhe finalisti i Ligës së Kampionëve me Tottenhamin, Mauricio Pochettino, e kompletojnë top pesëshen.
Në top dhjetëshe hyjnë edhe Diego Simeone, Ernesto Valverde, Unai Emery, Carlo Ancelotti dhe Maurizio Sarri.
“Përkundër zhgënjimit të eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe rritjes së vazhdueshme të konkurrencës në futbollin anglez, Guardiola ka arritur ta mbajë vendin e tij në top pesëshe”, ka thënë Mario Gurrionero, i cili ishte i përfshirë në grumbullimin e të dhënave për këtë studim.
“Vazhdimësia e Manchester Cityt dhe ndikimi i tij i mrekullueshëm në botën e futbollit janë dy ndër faktorët që e kanë ndihmuar atë ta mbyllë sezonin si trajneri më i mirë në botë për momentin”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.