×
  • Sport
  • Sport

    Guardiolës merr vendim të çuditshëm pak para ndeshjes së fundit

    Reporteri
    12 Maj 2019 | 13:37

    Sot do të përcaktohet kampioni i ri i Anglisë ku Liverpuli dhe Manchester City kanë një diferencën me vetëm një pikë dhe luajnë ndeshjen e fundit të kampionatit.


    Të dyja skuadrat do të zbresin në fushë në orën 16:00 ku asnjërës nuk i lejohet hap i gabuar megjithëse presioni natyrisht është i madh.

    Pep Guardiola është munduar që të përqendrojë futbollistët vetëm te ndeshja e vet dhe i ka ndaluar pjesëtarët e stafit që të shohin ndeshjen mes Liverpoolit dhe Wolvesit. Guardiola ka kërkuar që të mos bëhet i ditur rezultati i Liverpoolit në kohën kur Manchester City po luan në fushë në mënyrë që ekipi të japë më të mirën dhe të fitojë ndeshjen pa pasur parasysh se çfarë po bën Liverpooli.

    “Nuk do të flasim me stafin. Nëse secili bën punën e tij, rezultati i Liverpoolit nuk ka shumë rëndësi. Nuk do të ketë asnjë kontroll të telefonit për të parë sa është rezultati i ndeshjes”, ka thënë Pep Guardiola para ndeshjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!