Mesfushori turk mund të përfundojë aventurën tek Manchester City këtë verë, anipse kontrata i skadon në verën e vitit tjetër, shkruan Reporteri.net.
Ilkay Gundogan shpreson të luajë për Manchester Cityn deri në fund të karrierës së tij, por është i hapur për të bërë një lëvizje në Shtetet e Bashkuara ose Turqi.
Kontrata e mesfushorit me Cityn skadon në verën e vitit 2023, ku kishte deklaruar disa herë se ai dëshiron të rinovojë kontratën me skuadrën angleze, por që ende nuk ka patur ndonjë shenjë nga drejtuesit e kësaj skuadre.
Reprezentuesi gjerman, i cili është me origjinë turke, thotë se është i lumtur në Machester, por do të dëshironte të luante në Super Lig ose MLS në rast se nuk nënshkruan një marrëveshje të re.
“Për shkak të rrënjëve të mia, Turqia është natyrisht interesante”, tha 31-vjeçari për Sport1.
“Më pëlqejnë edhe SHBA-të, kam qenë disa herë atje me pushime.
“Megjithatë, nuk jam i shqetësuar për këtë për momentin. Unë kam ende një kontratë në Manchester deri në vitin 2023, jam shumë i lumtur atje, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë privat, dhe teorikisht mund ta imagjinoj përfundimin e karrierës sime në City”.
Gundogan, i cili iu bashkua Cityt nga Borussia Dortmund në vitin 2016, ka bërë 38 paraqitje dhe ka shënuar tetë gola për Cityn në të gjitha garat këtë sezon.
Në Premier League ai ka startuar në 17 nga 23 ndeshjet në të cilat ka luajtur, duke shënuar gjashtë gola dhe katër asistime.
Së fundmi, ai u inkuadrua për të luajtur 30 minutat e fundit pasi City fitoi 5-1 kundër Watford për të siguruar që ata të mbeten në krye të tabelës.