×
  • Sport
  • Sport

    Hadërgjonaj i zhgënjyer pasi skuadra e tij lëshoi fitoren nga duart, tani fokusi te Kombëtarja e Kosovës

    Reporteri
    07 Nëntor 2020 | 14:22

    Kasimpasa sot luajti baras 2-2 me Antalyaspor në kuadër të javës së tetë në Superligën e Turqisë


    Në këtë takim për Kasimpasan luajtën dyshja kosovare Florent Hadërgjonaj dhe Loret Sadiku, shkruan Reporteri.net

    Kasimpasa po fitonte 2-0 deri në minutën e 70-të, por më pas pësuan dy gola dhe kështu ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë.

    Pas ndeshjes ka reaguar Hadërgjonaj me anë të një postimi të bërë në Facebook:

    “I zhgënjyer me rezultatin, por krenar me skuadrën, e cila luftoi deri në minutën e fundit.

    Tani është koha për t’u fokusuar te ndeshjet e ekipit kombëtar,” ka shkruar Hadërgjonaj.

    Ndryshe, Kosova në nëntor luan tri ndeshje, së pari miqësoren me Shqipërinë dhe më pas ka duelet me Slloveninë dhe Moldavinë në kuadër të Ligës së Kombeve. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!