×
  • Sport
  • Sport

    Hadërgjonaj tregon se çfarë bisedojnë futbollistët e Kosovës në grupin që e kanë në Whatsapp

    Reporteri
    29 Mars 2020 | 16:46

    Dueli i shumëpritur mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në gjysmëfinale të play-offs kualifikues për Kampionatin Evropian, që është shtyrë për verën e vitit 2021 shkaku i koronavirusit, do të zhvillohet në qershor pas pezullimit të futbollit, edhe pse fillimisht ishte planifikuar të zhvillohet më 26 mars.


    Derisa ylli i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka bërë të ditur se në një grup në Whatsapp me bashkëlojtarët e ekipit kombëtar, të gjithë e kishin pritur me entuziazëm grumbullimin që ishte planifikuar të bëhet për ndeshjet e marsit, duke thënë se ata bënin shaka se i kishte marrë t’ia shohin njëri-tjetrit fytyrat, para se të shtyheshin ndeshjet.

    “Kjo ndeshje ishte diçka e veçantë, të gjithë ishim gëzuar. E kemi një grup me disa lojtarë në Whatsapp. Aty shkruajshim dhe mezi prisnim të bëheshim sërish bashkë se na ra kohë e gjatë pa u takuar, sepse më parë takoheshim çdo muaj”, ka thënë Hadërgjonaj në një intervistë të dhënë për Ich Bin Albaner.

    “Bënim shaka, thoshim se na ka marrë malli t’ia shohim fytyrat njëri-tjetrit. Kështu që e pritshim me gëzim. Ishim përgatitur mirë, luanim më shumë minuta. Fatkeqësisht, kështu erdhi puna dhe u bë kështu situata, por na ka munguar shumë”.

    “Tash, ne si lojtarë duhet të jemi profesionistë dhe kjo situatë nuk është e lehtë. Mirëpo, duhet të përgatitemi tani sepse ndeshjet janë shtyrë për në qershor. Por, siç thashë, për neve ishte keq, ne mendonim si të bëheshim bashkë sepse kemi qenë të përgatitur dhe donim të arrinim diçka”.

    “Normalisht, ne të gjithë besojmë në kualifikim në Evropian. Po të mos besonim, nuk do të arrinim këtu ku jemi. Mbështetja e krejt popullit kosovar na ka ndihmuar që të arrijmë deri këtu. Neve është duke na vluar në bark se nuk patëm mundësi të luanim tash e do të duhet të presim përsëri”.

    “Me qejf do të luanim tani, por duhet të përgatitemi dhe ta kalojmë këtë situatë të vështirë. Ne, si profesionistë të futbollit, duhet të përgatitemi për ndeshjet e qershorit që janë vendimtare për neve”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!