×
  • Sport
  • Sport

    Haj medet haj: Ylli i Arsenalit ia dha fanellën tifozit kosovar, ky i fundit po pret ofertën më të lartë për ta shitur

    Reporteri
    05 Shtator 2020 | 12:15

    Dje Anglia U-21 erdhi në Prishtinë për të luajtur me Kosovën U-21 ku fitoi me rezultat të thellë prej 6-0


    Pas ndeshjes, Bukayo Saka, ylli i ri i Arsenalit kishte dalur nga autobusi për t’ia dhënë fanellën e tij një tifozi kosovar, që mbështet ‘Topçinjtë’, shkruan Reporteri.net

    Vërshim Kastrati me anë të një postimi në Twitter ka treguar gjestin e madh të Sakas, i cili doli nga autobusi vetëm për t’ia dhënë atij fanellën.

    “Një dhuratë e pa çmimi nga një person mahnitës dhe një lojtar shumë i talentuar Bukayo Saka. Kurrë nuk do ta harroj atë që bëre për mua vëlla, duke dalë nga autobusi, duke hequr bluzën dhe duke ma dhënë. Është një ëndërr e bërë realitet”, ka shkruar Kastrati.

    Deri këtu qëndron mirë puna, por më pas në llogari të Vërshimit ‘vërshuan’ ofertat për t’ia blerë fanellën që ia dha Saka.

    Ai kishte oferta nga 200 euro, të cilës i tha jo menjëherë, derisa kur dikush ofroi 600 euro, ai u ndalë për të menduar dhe i tha se do të mendojë për këtë sepse ka oferta të shumta.

    Më poshtë mund t’i shihni disa nga bisedat që ka bërë Vërshimi me ofertuesit për fanellën e Sakas. /Reporteri.net/


    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!