×
  • Sport
  • Sport

    Hajde bileta, bileta – çmimi 300 euro: Kosovarët synojnë të bëhen çirak me bileta 5-euroshe

    Reporteri
    14 Tetor 2019 | 16:50

    Edhe njëherë tjetër të gjitha biletat për ndeshjen e radhës të Kosovës u ‘avulluan’ brenda 10 minutave.


    Më 7 tetor u shitën të gjitha biletat për takimin Kosovë – Mali i Zi, që zhvillohet sot në stadiumin mitik ‘Fadil Vokrri’.

    Të hënën e kaluar në orën 16:00 uebsajti që merret me shitjen e biletave ‘’tiks.app’’ u vërshua nga mijëra klikime brenda vetëm pak çastesh.

    Shitja e shpejtë e biletave ka qenë një nga kritikat e tifozëve, të cilët assesi nuk po munden të sigurojnë një biletë për ta parë nga afër skuadrën dardane.

    Por tregu i zi vazhdon të lulëzojë edhe kësaj radhe, me çmime jashtëzakonisht të mëdha.

    Në faqet online ku bëhet shitja e biletave mund të shihet një numër të madh postimesh për shitje të biletave edhe pse kanë mbetur edhe pak orë në fillimin e takimit.

    Një biletë VIP e cila kushton me çmim real 80 euro, tash kushton plotë 300 euro.

    Ndërkohë, bileta e 20 eurove në pjesën perëndimore tash po shitet rreth 100 euro.

    Kujtojmë se futbolldashësit kanë kritikuar këtë dukuri negative, që është e vetmja gjë që po prish atmosferën jashtë fushës në sukseset e përfaqësueses së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!