Në Kosovë dihet se kur fillojnë projektet, por asnjëherë se kur mund të përfundojnë
Rasti më i mirë është i palestrës sportive në Istog, që ka filluar të ndërtohet që nga viti i largët, 2004 dhe kur kanë kaluar tani 16 vite më në fund ka arritur parketi, i cili pritet të shtrohet ditët në vijim, raporton Reporteri.net
Drin Sadikaj, drejtori i sportit në Komunën e Istogut me anë të një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka arritur parketi nga Italia për palestrën e famshme.
“Sot nga Italia ka mbërritur parketi për palestrën sportive,” shkruan Sadikaj në Facebook.
Ndryshe, për kuriozitet, Drin Sadikaj është 26 vjeçar, ndërsa kur ka filluar palestra në Istog ka qenë vetëm 10 vjeçar. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.