Ukë Krasniqi është duke e mbajtur premtimin që e ka dhënë para 17 viteve kur kishte deklaruar se nuk do t’i prente flokët pa u bërë Liverpooli kampion i Anglisë
Ai kishte thënë se në momentin që Jordan Henderson do ta ngre trofeun e Premier Ligës do t’i prente flokët, shkruan Reporteri.net
Liverpooli sot e festoi titullin e kampionit dhe Krasniqi menjëherë pasi Henderson ngriti trofeun lartë filloi që t’i prente flokët.
Flokët është duke ia prerë gruaja e tij, derisa ka bërë të ditur se flokët e hequra do t’i dhurojë për bamirësi nëse do të ketë ndonjë të interesuar që do t’i blejë ato. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.