Liverpool fitoi Ligën e Kampionëve kundër Tottenham Hotspur në finalen e cila u luajt në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’ të Madridit.
Trofeun e këtij kompeticioni e dorëzoi legjenda e klubit të Liverpoolit Ian Rush, i cili festoi bashkë me ta këtë triumph, shkruan Reporteri.net
Por, jo gjithçka po shkonte mirë për legjendën e Liverpoolit i cili mbanë rekordin për më së shumti gola të shënuara në fanellën e ‘The Reds’, plotë 346 të tilla.
Përderisa Rush ishte duke festuar me lojtarët dhe tifozët e Liverpoolit, shtëpia e tij ishte thyer nga hajnat të cilët shfrytëzuan rastin e mungesës së legjendës në villën e tij në Algarve në Portugali. Nuk dihet ende se çfarë është vjedhur saktësisht.
57-vjeçari, i cili tashmë është një amasador në klubin e Liverpoolit, refuzoi të ‘preket’ nga kjo vjedhje.
“Prap se prap nuk më preku në shpirt dhe unë jam duke festuar ende këtë fitore fantastike”, tha Rush për Liverpool Echo.
“Ishte një kënaqësi abolsute ta dorëzojë trofeun tek Liverpooli, të cilët e merituan plotësisht këtë trofe”, deklaroi legjenda e ‘The Reds’.
Ian Rush kishte fituar dy herë Ligën e Kampionëve me Liverpoolin, në vitin 1981 dhe 1944./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.