Mesfushori me tipare sulmuese i Totenhemit, Dele Ali ka rënë pre e grabitësve të cilët iu futen në shtëpinë e tij luksoze, e goditën dhe i vodhën sende me vlerë.
Policia u vu menjëherë në ndjekje të tre hajdutëve që morën ora dhe bizhuteri nga shtëpia luksoze e Dele Alit që ka kushtuar 2 milionë paund.
24 vjeçari ishte në dhomën e shtëpisë së bashku me të dashurën Rubi Mae. Vëllait i Alit dhe partnerja e tij, si dhe një shok tjetër i anglezit ishin gjithashtu në dhomë kur u “surprizuan” nga grabitësit rreth orës 00:30 e mëngjesit të sotëm.
Sipas “The Sun”, grabitësit e qëlluan Alin në fytyrë. Ata gjithashtu sulmuan dhe një nga dy burrat e tjerë. “Grupi dridheshin të gjithë. Dele ishte zgjuar akoma dhe luante bilardo me të tjerët kur grabitësit mësynë në shtëpi. Ngjarja ndodhi në katin e parë dhe një nga grabitësit e qëlloi Delen në fytyrë,” thotë një burim i “The Sun”.
BREAKING: Tottenham star Dele Alli held at knifepoint during robbery of his home. https://t.co/O4GKUF5qhl pic.twitter.com/UfFDeyY9V0
— SPORTbible (@sportbible) May 13, 2020