Basketbollisti i Kosovës, Drilon Hajrizi, është deklaruar para ndeshjes së nesërme ndaj Azerbajxhanit.
Hajrizi theksoi se do të tentojnë që të kthehen me një fitore të madhe kushtuar gjithë Kosovës.
“Kemi ardhur prej një udhëtimi, normal ka qenë i lodhshëm, jemi duke u mundujar t’i marrim të gjitha masat që ekipa të jetë e gatshme për lojë”.
“Atmosfera e mirë, kemi me luftu, do të luajmë për krejt Kosovën, t’i bëjmë krenar të gjithë, dhe të dalim me rezultat pozitiv edhe prej kësaj loje”, deklaroi Hajrizi.
Sfida ndaj Azerbajxhanit është në ora 14:00 me kohë të Azerbajxhanit dhe 11:00 sipas kohës në Kosovë.
Ndeshjet zhvillohen në kuadër të parakualifikimeve evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.