×
  • Sport
  • Sport

    Hajrizi problemin që ka me Torcidën pret që ta rregullojë klubi: Unë nuk di me kërku falje më ndryshe

    Reporteri
    10 Janar 2021 | 20:29

    Drilon Hajrizi është rikthyer te Trepça pas më shumë se 7 viteve, por ky rikthim nuk është pritur aq mirë nga Torcida


    Hajrizi ka bërë edhe një kërkimfalje e cila është konsideruar si e zbehtë nga ana e Torcidave, shkruan Reporteri.net

    Njëri nga basketbollistët më të mirë në vend në një intervistë për Reporterin ka thënë se ai nuk di të kërkojë falje më ndryshe, derisa shpreson që problemin që e ka me tifozët të rregullohet nga klubi.

    “Unë nuk di me kërku falje ndryshe, kjo është krejt çka di,” ka thënë Hajrizi.

    “Unë pres që klubi të arrijë marrëveshje me grupin që janë kundër. Unë kam arritur marrëveshje me klubin, tifozët janë tifozë të klubit, kështu që klubi është duke negociuar me ta dhe shpresoj që kanë me arrit një marrëveshje.

    I pyetur se si do të reagojë në rast se ai do vërshëllehet nga tifozët, kur ndeshjet do të mund të luhen me tifozë Hajrizi dha këtë përgjigje:

    “Nuk ma merr menja që do të vjen puna deri aty. Shpresoj që shpejt kanë me pranu dhe kanë me kuptu që unë kam ardh këtu për diçka të mirë. Unë kam ardhë me ngrit këtë klub,” përfundoi Hajrizi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!