Hakimi është marrë në intervistë nga ‘MARCA’ në prag të super sfidës ndaj Real Madrid.
Achraf Hakimi është një tjetër nga protagonistët e mëdhenj të duelit të nesërm në Paris. Hakimi ka qenë një lojtar në pronësi të ‘Los Blancos’, ku më pas u huazua te Dortmund e pas gjermanëve tek Inter.
Hakimi ka pasur gjithnjë të njëjtën formë te secili ekip që ka luajtur me një performancë të fortë dhe të shpejtë që e karakterizon.
Ai është pyetur nga gazetari i ‘MARCA’ për edhe ish-ekipin e tij, Real Madrid.
A ishte lamtumira e tij atëherë për shkak të mungesës së pjekurisë apo Real Madridit i mungonte besimi?
“Pak nga të dyja. Është e vërtetë që kur i bashkohesh Madridit për herë të parë, klubi nuk ka besim të plotë te ty sepse je i ri. Por më pas kur u largova në Dortmund, dola në huazim dhe pata dy sezone të shkëlqyera dhe më pas duhej të kthehesha dhe të vendosja për të ardhmen time.
Madridi ende nuk ishte I bindur prej meje edhe pse pata 2 sezone shumë të mira me Dortmund, ata nuk dëshironin të vendosnin bast për mua.”/abcnews.al/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.