×
  • Sport
  • Sport

    Halili përfundon librin enciklopedik “Antologji e futbollsitëve shqiptarë nga Kosova 1916-2016”

    Reporteri
    20 Prill 2020 | 21:09

    Pedagogu Enver Halili nga Vitia ka përfunduar librin enciklopedik “Antologji e futbollsitëve shqiptarë nga Kosova 1916-2016” pas një kohe bukur të gjatë të punuar në të.


    Në 750 faqe të këtij libri janë gjithsej 850 biografi të futbolllistëve, gjyqtarëv, e punëtorëve sportiv që kanë lënë gjurmë nga viti i largët 1916, deri në vitin 2016.

    Halili e ka ndarë këtë libër të tri periudha. Periudha e parë është ajo periudha Socialiamit (1916-1989), periudha e sakrificēs (1989-1999) dhe periudha lirisë (1999-2019), shkruan Gazetasheshi.com.

    Mbi 20 rcenzione nga futbollistët dhe trajnerët e njohur mund t’i gjeni në librin, i cili do të botohet së shpejti dhe do të ketë një promovim glamuroz.

    Fotografia e Enver D. Halili

    Ky njëherit do të jetë libri i tetë i cili është shkruar nga Halili në lidhje me futbollin. Ai gjithashtu ka botuar disa libra në lidhje me futsallin kosovar dhe historikun e tij.

    Ndryshe Halili është i përkushtuar në Shkollën e Futbollit “Presingu” nga Vitia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!