Pasi dominoi në provat zyrtare të së shtunës, Lewis Hamilton nuk pati rivalë në garën e Çmimit të Madh të Belgjikës.
Britaniku regjistroi xhiron më të shpejtë, duke siguruar “pole position” si dhe shënoi suksesin numër 89 në karrierë.
Ai ishte protagonist absolut në Spa-Francorchamps, ku e kaloi i pari vijën e finishit, duke i paraprirë shokut të skuadrës, Valtteri Bottas, ndërsa shkalla më e ulët e podiumit ishte për Max Verstappen të Red Bullit.
Një vend i shkëlqyeshëm i katërt për Daniel Ricciardon, i cili në xhiron e fundit u përpoq të shqetësonte holandezin e Red Bullit.
Ferrari nuk ka qenë asnjëherë kaq pak konkurrues, me Sebastian dhe Charles Leclerc që u renditet përkatësisht në vendet 13 dhe 14.
Britaniku ka arritur 89 fitore dhe është vetëm 2 fitore më pas se rekordmeni Michael Schumacher (91).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.