×
  • Sport
  • Sport

    Hamilton pa rivalë, Ferrari dështim total

    Reporteri
    29 Gusht 2020 | 18:12

    Mercedesi nuk ka rivalë, Hamilton është i një niveli tjetër.


    Piloti britanik siguroi “pole position” e 93-të të karrierës në  Çmimin e Madh të Belgjikës. Është e vërtetë që “Shigjetat e Zeza” konfirmuar se janë makina për t’u marrë si pikë referimi, por diferencën në fund e bëri Hamilton, që regjistroi një kohë pak me shumë se gjysmë sekonde më të shpejtë se shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas.

    Vija e parë e nisjes e tëra për Mercedesin, ndërsa kohën e tretë më të mirë e regjistroi Max Verstappen, me vetëm 15 të mijtat më shumë se Bottas. Holandezi i Red Bullit është shpresa e vetme për të parë në Spa një garë të luftuar.

    Protagonist tjetër pozitiv ishte Daniel Ricciardo, me kohën e katërt më të mirë, ndërsa pas tij renditen me radhë Alexander Albon, Esteban Ocon, Carlos Sainz, Sergio Perez dhe Lance Stroll. Pozicioni 10-të i përket Lando Norrisit. Po Ferrari? “Kokëkuqja” rezultoi dështim total. Charles Leclerc dhe Sebastian Vettel u eliminuan në provat e dyta e do të nisen të dy në vijën e shtatë (vendet 13 dhe 14).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!