×
  • Sport
  • Sport

    Harrojini stadiumet: Do të rikthehet futbolli, por jo tifozët!

    Reporteri
    16 Prill 2020 | 11:53

    Coronavirusi ka pushtuar gjithë botën duke ndryshuar mënyrën e jetesës për të çdo njeriu. Distancimi fizik është shumë i rëndësishëm për të parandaluar përhapjen e këtij virusi të frikshëm. Futbolli është ndalur prej javësh, e ndërsa tifozët duken se do të duhet të presin edhe shumë muaj të tjerë për të qenë në mbështetje të skuadrave të tyre.


    Ekspertët bëjnë me dije se pavarësisht se do të tentohen të rikthehen aktivitetet sportive, do të jenë krejtësisht të boshatisura për një periudhë të gjatë. Zak Bine, epidemiolog në universitetin Emori dha një intervistë për “The Times” ku deklaroi se stadiumet do të jenë të boshatisura deri në gjetjen e një vaksinës.

    “Ajo që njerëzit duhet të kuptojnë, duke folur në aspektin epidemiologjik të situatës, është se sa më shumë të shtosh njerëz, aq më shumë shton rrezikun. Nëse ke 5 persona bashkë, është më e rrezikshme se sa të kesh 2, 300 janë më shumë se 10. 60 mijë është shumë, shumë e rrezikshme.

    Si shkencëtar, urrej të them se jam 100% i sigurt për këtë, por jam shumë pranë 100% kur them se nuk do të mbushim kurrë stadiumet derisa të gjejmë një vaksinë. Pikë”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!