×
  • Sport
  • Sport

    Haxhi Krasniqi: Si bir i i prindërve shqiptarë gjithmonë e kam ndjerë obligim të boksoj në Kosovë, ka ardhur momenti

    Reporteri
    18 Maj 2023 | 16:16

    Haxhi Krasniqi mezi po pret që të zbresë në ring në tokën e prindërve të tij, aty ku u lind dhe ku u rrit.

    Ish-kampioni i botës në boksin profesionist thotë se populli shqiptar e ka merituar një mbrëmje të madhe boksi si ajo e 5 gushtit, shkruan “Gazeta Express”.

    Junikasi po bëhet gati për meçin e radhës, i cili do të mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    “Si bir i prindërve shqiptarë, si fëmijë i luftës në Kosovë dhe si kampioni i parë botëror, me prejardhje shqiptare, në boksin profesionist, gjithmonë e kam ndjerë obligim të bëj një mbrëmje të madhe të boksit në Prishtinë dhe tani ka ardhur koha, të dashur fansa dhe miq! Luftën e radhës do ta bëj në stadiumin e futbollit të Prishtinës (Stadiumi Fadil Vokrri) më 5 gusht 2023, duke i ofruar një Event të madhë atdheut tim. Unë po e pres me padurim këtë mbrëmje dhe shpresoj që të kem bërë të lumtur edhe shumë prej jush miq të dashur. I juaji, R. K.”, ka shkruar Krasniqi.

    Boksieri kosovar me pasaportë gjermane synon ta rikthejë titullin e kampionit të botës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!