Nuk ka asnjë dyshim se Eden Hazard është lojtar fantastik, por sipas Calderon, Ronaldo nuk do të zëvendësohet asnjëherë.
Ish-presidenti i Real Madrid, Ramon Calderon, ka thënë se Los Blancos kurrë më s’do ta kenë në radhët e veta një lojtar si Cristiano Ronaldo.
Ai ka lavdëruar klubin për transferimin e një futbollisti si Hazard, por ka insistuar se asnjëherë s’do të gjejnë zëvendësuesin e duhur të CR7, derisa detyra e Hazard është që të mbushë boshllëkun e krijuar nga largimi i Cristianos.
“Hazard është fantastik, por Cristiano është unik. Nuk do të shohim më asnjë lojtar tjetër si ai”, ka thënë Calderon për “Sky Sports”.
Megjithatë, sipas Calderon – Hazard do të jetë ndihmesë e madhe për ekipin e Zinedine Zidane.
“Eden ka talent, e ka treguar në kampionatin më të rëndësishëm të botës, Premierligë. Mund të luajë në të dy krahët, di të kalojë kundërshtarin dhe mund të luajë në disa role. Është një zgjedhje fantastike”, shtoi ai.
22-vjeçari ka bërë 352 paraqitje me fanellën e Chelsea dhe ka shënuar 110 gola. Sezoni më i mirë me fanellën e “Bluve të Londrës” ka qenë ai që sapo lamë prapa, me 21 gola në 52 paraqitje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.