×
  • Sport
  • Sport

    Hazard më i mirë se Messi e Ronaldo, e thotë ai që ka luajtur kundër të treve

    Reporteri
    15 Qershor 2019 | 12:56

    Robertson thotë se Hazard është lojtari më i mirë me të cilin është përballur ndonjëherë.


    Mbrojtësi i majtë i Liverpoolit, Andrew Robertson, në të kaluarën është përballur me shumë lojtarë të mëdhenj – veçuar Cristiano Ronaldon, Lionel Messin, Kylian Mbappen e Neymarin.

    Por, ai thotë se blerja më e re e Real Madridit, Eden Hazard, është lojtari më i mirë me të cilin është përballur ndonjëherë.

    “Ai është me siguri lojtari më i mirë kundër të cilit kam luajtur”, u shpreh Robertson.

    “Hazard e meriton transferimin (në Madrid), meriton çdo lëvdatë”.

    “Është lojtar fantastik, futbollist i klasit botëror dhe ndoshta një ndër më të mirët në botë aktualisht”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!